Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Rikthim i rëndësishëm për Ilir Dajën kundër Elbasanit, “Bluve” nuk iu ndahen as mungesat

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthim i rëndësishëm për Ilir Dajën kundër
Dinamo

Dinamo do të presë në “Air Albania skuadrën e Elbasanit për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 12-të të Superiores. takim ky i cili do të startojë në orën 19:00 dhe që pritet të jetë mjaft i luftuar.

Ilir Daja prej disa ditësh ka përgatitur këtë përballje në maksimum në mënyrë që skuadra e tij të arrijë te 3 pikët. Aktualisht gjendja e skuadrës nuk është shumë e mirë, pasi timonieri i dinamovitëve nuk do të ketë të gatshëm 3 futbollistë.

Pavarësisht pauzës së kampionatit për shkak të sfidave të Kombëtares, sërish lojtarëve nuk iu ka mjaftuar për t’u rikuperuar për Elbasanin. Do të vazhdojnë të mungojnë Guindo, Nani dhe Dita.

Por lajm i mirë për Dajën është rikthimi i Bekim Maliqit. Mbrojtësi i djathtë, i cili mungoi ndaj Vllaznia në kampionat, rikthehet dhe do të japë kontributin e tij ndaj verdhebluve.

Poll

Lexo gjithashtu