Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Renato Malota pas barazimit me Kroacinë: Ishte rezultat pozitiv, ekipe pa emër po tregojnë se dinë të luajnë

Shkruar nga NEWSPORT
Renato Malota pas barazimit me Kroacinë: Ishte rezultat pozitiv, ekipe pa
Renato Malota

Renato Malota ka folur nga Sllovenia ku Egnatia po zhvillon fazën përgatitore. Kapiteni i rrogozhinasve ndër të tjera ka prekur dhe Kombëtaren e Shqipërisë, që po luan në Europianin e Gjermanisë.

Si duket gjendja e skuadrës në përgatitoren sllovene që po bëni?

Gjendja e skuadrës është optimale kjo falë dhe përkushtimit të presidentit që ka bërë të mundur që ne të kemi çdo gjë në dispozicion dhe të mos na mungojë asgjë që çdo gjë të shkojë më së miri si në stërvitje ashtu dhe jashtë saj.

Si po i përballoni ngarkesat fizike në këto ditë të nxehta qershori?

Personalisht jam i diferencuar pasi jam akoma në fazë rikuperimi nga dëmtimi që kisha në fundin e kampionatit, por grupi po stervitet normalisht dhe dihet që ngarkesat janë të larta. Kur ke kushtet e duhura kjo gjë bëhet më e lehtë për ne.

Si e pritët shortin e Champions-it, kundërshtarin boshnjak të FK Borac Banja Luka?

E pritëm me emocione sepse është një kompeticion i ri për ekipin tonë. Borac është një ekip i fortë dhe me kualitet. Ekipet boshnjake janë të forta dhe për këtë flas nga eksperienca që unë kam pasur më përpara me këto ekipe. Do ta vlerësojmë maksimalisht por asnjëherë mbivlerësojmë sepse ne i dijmë forcat tona dhe grupin që ka Egnatia mund të përballojë çdo kundërshtar.

A po e ndiqni Kampionatin Europian? Cila kombëtare ju ka bërë më shumë përshtypje pozitive dhe si i keni parë kuqezinjtë në dy ndeshjet e para në grup?

Normalisht që po e ndjekim. Mendoj që po bëhet një luftë interesante sepse dhe ekipet pa emër po tregojnë që dinë të luajnë futboll dhe po marrin rezultate. Unë si favorit për të fituar shikoj Gjermaninë këtë radhe. Sa i përket Shqipërisë, mendoj që ndeshja me Kroacinë ishte pozitive sepse kësaj radhe ne guxuam dhe sulmuam dhe kjo na çoj te barazimi që është rezultat pozitiv.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga