Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Qetësia para stuhisë”, te Flamurtari pritet “TËRMET”

Shkruar nga NEWSPORT
“Qetësia para stuhisë”, te Flamurtari pritet
Flamurtari

Flamurtari po përjeton një nisje dramatik në Superiore, 0 fitore pas 6 javësh, e përkthyer me vendin e fundit. Numri i humbjeve ka shkuar në 3 radhazi, ndërsa janë 4 në totalë.

Disfata e fundit ndaj Dinamos, duket se është “goditja” finale për të “zhdukur” trajnerin Carlos Garcia. Pas humbjes ndaj dinamovitëve, ka “pllakosur” një heshtje të frikshme te vlonjatët në rrjetet sociale, asnjë reagim. Ky “skenar” me shumë gjasa parashikon një “stuhi” në ekip.

Investimet marramendëse nuk po japin asnjë efekt, zhgënjim totalë, teksa pas çdo jave, situata rëndohet. Tashmë na mbetet të presim se kush do jetë “timonieri” i Flamurtarit kundër Partizanit, ndeshja e radhës në Superiore.      

Poll

Lexo gjithashtu