Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Probleme para derbit, Erbim Fagu i detyruar të ndryshojë formacionin e Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
Probleme para derbit, Erbim Fagu i detyruar të ndryshojë formacionin e
Tirana

Tirana do të presë Partizanin sot në Air Albania në orën 19:00 për të luajtur ndeshjen ej avës së 33-të të Superiores. Fitorja në derbi është detyrim, por për bardheblutë është jetike pasi rrezikojnë europën.

Skuadra ka mbyllur përgatitjet e fundit në stërvitjen e djeshme dhe për trajnerin Fagu kanë dalë disa probleme. Filip Najdovski ka shfaqur sërish probleme dhe nuk pritet të jetë i gatshëm për sot, ndërsa Liridon Latifi u stërvit me ekipin rezervë duke dhënë një indikacion të fortë për formacionin titullar.

Në këtë mënyrë, vendin e tyre në formacion e zë Gledi Mici dhe Patrick. Kozi i sigurtë në portë, ndërsa në prapavijë Lulaj dhe Hoxhallari i bashkohen Micit. Mesfusha e përbërë me Haxhiun e Përgjonin nga krahët dhe treshen e përhershme Jonuzi, Deliu, Lushkja. Në sulm do të jetë Kristal Abazaj dhe braziliani Patrick.

Formaconi i mundshëm:

Tirana (3-5-2) – Kozi; Lulaj, Hoxhallari, Mici; Haxhiu, Jonuzi, Deliu, Lushkja, Përgjoni; Abazaj, Patrick
Trajner: Erbim Fagu

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga