Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Presin në “Air Albania” Skënderbeun, Bledi Shkëmbi për “jetë a vdekje” ndaj ish-skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
Presin në “Air Albania” Skënderbeun, Bledi Shkëmbi
Tirana

Tirana pas ndeshje me Elbasanin në “Air Albania” do të luajë një tjetër ndeshje si pritëse në arenën kombëtare. Bardheblutë do të presin Skënderbeun, takim i cili do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 19:00.

Bledi Shkëmbi prej ditësh vazhdon përgatitjet për këtë takim, ku po bën gati çdo detaj për sfidën me ish-skuadrën e tij, Skënderbeun. Për të nuk do të jetë e thjeshtë, madje për shkak të 6 barazimeve radhazi situata është bërë tepër “malore”.

Ndaj korçarëve do të hyjnë në fushë “all-in” vetëm për fitoren, pasi është i vetmi rezultat që do të sjellë qetësinë në skuadër. Shkëmbi do të kërkojë fitoren e parë në krye të bardhebluve në këtë sezon dhe për të do të jetë mjaft vendimtar

Aktualisht kryeqytetasit kanë 6 pikë dhe mbajnë vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit. Fitorja ndaj Skënderbeut është mëse e detyrueshme, e cila do të sillte qetësi në kampin e bardhebluve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga