Pas humbjes me Dinamon, Vllaznia ka kthyer tashmë fokusin te dueli i radhës. Shkodranët do të duelojnë me Elbasanin ditën e dielë, sfidë kjo që do të luhet në “Loro Boriçi”, duke nisur që nga ora 19:00. Një sfidë që pritet të jetë shumë e luftuar dhe është e vlefshme për javën e 8-të të Superiores.
Në shtëpinë e tyre kuqeblutë janë të dënuar vetëm për fitoren, pasi çdo rezultat tjetër do të ishte “fatal” për vendin e parë në tabelën e klasfikimit. Për këtë Thomas Brdariç ka nisur përgatitje dhe pasditen e djeshme ekipi u përqendrua më shumë në palestër.
Pjesë e skuadrës ishte edhe Ardit Deliu, me mesfushorin që duket se ka lënë prapkrahëve dëmtimin që e mbajti jashtë fushës për më shumë se 1 muaj. Futbollisti pritet të jetë një ‘armë’ më shumë për Brdaric për duelin me Elbasanin, i cili në këtë mënyrë do të shtojë forcat për shkodranët.