Lorenco Vila
Dinamo do të presë në “Air Albania” skuadrën e Egnatias dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e javës së 16-të të kampionatit. Duel ky që do të startojë në orën 19:00.
Por përpara kësaj sfide te Dinamo ka “festë”. Shkak për këtë është bërë Lorenco Vila. Ky i fundit ditën e sotme feston ditëlindjen dhe në këtë ditë mjaft të veçantë për të, klubi ka bërë një postim në rrjetet sociale.
“Gëzuar ditëlindjen Lorenco Vila”, ka shkruar klubi dinamovitët. Padiskutim që “dhurata” më e bukur për ish-in e Teutës ditën e sotme do të ishin 3 pikët ndaj Egnatias, teksa mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë brenda 90 minutave të përballes në “Air Albania”.
View this post on Instagram
Poll
