Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Pikë me vlerë, i kemi mundësitë për të mos qenë në play out”, Bellai i kënaqur me të tijët: I përgëzoj çunat, të luftojmë në çdo ndeshje

Shkruar nga NEWSPORT
“Pikë me vlerë, i kemi mundësitë për të mos
Arjan Bellai

Flamurtari dhe Vora barazuan sot në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, përfundoi me shifrat 1-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri i vorakëve, Arjan Bellai. 

“Është një pikë me vlerë pasi javët janë të pakta dhe ne duhet të llogarisim çdo pikë në ndeshjet që na mbeten. Si barazimi dhe fitorja, të luftojmë çdo ndeshje që të jemi ne atë që mos të shkojmë në ndeshjen e play out. I kemi mundësitë, dua të përgëzoj çunat. Flamurtari thanë që rrezikoi, por me futjen e Prestige, sulmuam edhe ne.

Ne kaluam në një mbrojtje me 5, u kundërpërgjigjen. Kasallën e kalova me Kasharin mesfushor qendre, Daka ishte i freskët. Deri diku ia arritëm. Për më shumë, kur kundërshtari të vë në presion, është më mirë të mos humbasësh atë që ke, sesa të riskosh dhe të humbasësh gjithçka.

Udhëzimat e mia ishin që kur të merrte topin Kasalla, dy lojtarë të shkonin anash. Të dy 6-shat shkonin shpejt, por Marios i patëm thënë që nga ana e Bardhit dhe Kasallën të ndihmonte me shkarkimin e topi te Kasalla. Ishte një gabim që nuk e bëmë në pjesën e parë shumë, ngarkonim në krahun e djathtë, nuk e lanë Kasallën e markonin me dublim.

Vetëvetiu i krijua loja nga krahu i djathtë. Ne gjithmonë luajmë nga Kasalla me kundërsulme. Edhe në pjesën e dytë, thamë të luanim më shumë me Kasallën, por nuk luajtëm sërish shumë me të, por kur e futëm si 8-sh, ai dha më shumë. Shpirtin dhe cilësitë i ka. Ai na ndihmoi nga ana mbrojtëse dhe presionet e kundërshtarit, për të mos lejuar topin e gjatë.

Ekipi në konfuzion? Sot zgjodhëm sistem tjetër, kur kemi Kasallën ose Marion, kemi futbollistët që arrijnë në 16-shen e ekipit kundërshtarit. Prandaj, ishte kjo mungesa pasi kishim sistemin 4-2-3-1. Më shumë i kisha dhënë edhe unë detyra që mos të hapnim qendrën, pasi Flamurtari ka lojtarë cilësorë. Atë e pamë shumë mirë, na shënoi edhe golin e parë. Mendova që t’i mbaja dy 6-shat aty. 2-3 herë që na kaluan nga krahët, krijuan raste që mund të shënonte Flamurtari. Edhe kur ishim me 5 mbrojtës, u dhashë detyra që të mos rrezikonim. Pika për ne sot ishte shumë e çmuar.

Flamurtari na vinte më shumë afër, seç shkonim ne. Ne duhej të dublonim, si Bardhi edhe Daka. Por në një mënyrë ose tjetër, ju e dini që trajneri duhet të zgjedhë një mënyrë loje që gjithmonë të dalë pozitive, ose 1 pikë, ose 3 pikët. Kemi pasur edhe ndeshje të tjera në dorë. Sot vendosëm që të kishim mbrojtje të ngjeshur, sesa të dilnim pa gjë. Shyqyr Zotit na doli pika”, tha Bellai.

Poll

Lexo gjithashtu