Ilustrim: Sali Berisha - Logo e Tiranës
Tirana fitoi derbin përballë Partizanit me shifrat 2-1, por në prag të këtij dueli pati dhe tensione. Tifozët e Tiranës u përplasen si fillim me stjuartëd e stadiumit, teksa më pas ndërhyri edhe Policia.
Pikërisht ndëhyrja e uniformave blu, ka “irrituar” jo pak kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën. Sipas këtij të fundit tifozët “bardheblu” janë provokuar nga policët, të cilët Berisha i quan “spiunë”.
“Provokohen nga spiunë të narko-shtetit tifozët e Tironës në stadium! Ndërhynë me tërbim forcat speciale. Dënoj me forcë të madhe provokimin e ulët dhe dhunën ndaj fansave të ekipit Tirana”, shkruan Berisha.
Poll
