
Partizani
Vendimi i Skënder Gegës për t’i ndarë rrugët me Partizanin ditën e sotme i ka lënë të gjithë të shokuar në ambientin e “Demave të Kuq”, të cilët ishin më të lidhur me “profesorin” 61-vjeçar.
Xhuliano Skuka është një nga benjaminët e Gegës, të cilët kanë një marrëdhënie të fortë profesionale. “Kënaqësi profe”, shkruan Skuka. Por ky nuk ka qenë mesazhi i vetëm drejtuar ish-trajnerit të Partizanit. Një tjetër emër është edhe Albers Keko.
“Respekt profe!”, fjalët e sulmuesit 23-vjeçar. “Orkestra” e kryeqytetasve ka mbetur pa “dirigjent” në një moment të papërshtatshëm, duke krijuar shumë konfuzion dhe pasiguri në vigjilje të edicionit 2025-2026.


Galeria fotografike ()
Poll