Partizani-Vora
Partizani – Vora është një nga sfidat e javës së 19-të të kampionatit, përballje kjo që do të luhet ditën e enjte, në orën 13:30. Në këtë përballje të kuqtë janë pritës, por kjo sfidë nuk do të luhet në “Arenën e Demave”.
Ky takim do të luhet në një tjetër stadium. Saktësisht në atë të Vorës dhe arsyeja është e thjeshtë. Në duelin e fazës së dytë mes tyre, ku Vora konsiderohej si pritëse, kjo sfidë u zhvillua në “Arenën e Demave”, pasi klubet ishin dakortësuar mes tyre për këtë rast.
Dhe në këto kushte dueli i kësaj faze do të zhvillohet në stadiumin e Vorës. Një duel shumë i luftuar mes ekipeve, ku 3 pikët janë mëse të detyrueshme për skuadrat që të shkojnë drejt objektivave të tyre.
Poll
