
Skuadra e Partizanit ndodhet në një periudhë “tranzicioni”. Drejtimi i klubit kryeqytetas nga trajneri serb Mladen Milinkovic erdhi në një pikë të “papritur”, e cila përkoi me dorëheqjen e ish-trajnerit Skënder Gega. Milinkovic debutoi me “Demat e Kuq” në një barazim zhgënjyes, 0-0 kundër Bylisit në fushën e tyre.
Bordi ka dashur ta harrojë sa më shpejtë këtë test dhe ka bërë njoftimin e rëndësishëm në rrejtet sociale. “Ekipi i është rikthyer përgatitjeve pas testit miqësor ndaj Bylis. Në drejtimin e trajnerit Mladen Milinkovic dhe stafit, grupi i lojtarëve ka zbritur në stadiumin ‘Arena e Demave’ në orën 18:30 për të vijuar programin stërvitor.
Nën urdhrat e trajnerit Milinkovic sot është vënë edhe mesfushori nga Kenia Obiero Amos Nondi. Me skuadrën është bashkuar edhe Tedi Malaj i impenjuar në ndeshjet miqësore që ekipi ynë përfaqësues U-19 zhvilloj ndaj Italisë”, shkruan ekipi i Partizanit.
View this post on Instagram