Partizani luan të dielën në transfertën e Egnatias. Ndeshja është e vlefshme për javën e 31-të të Superiores dhe është kryefjala.
Te “Demat” duhet të bëhen llogari të tjera, përpos objektivit për fitore. Kjo pasi 7 lojtarë rrezikojnë, që në rast ndëshkimi me karton të verdhë, mungojnë në takimin përballë Dinamos.
Bëhet fjalë për Atanaskoskin, Sotën, Hadrojin, Rrapajn, Mensah, Bintsoukan dhe Mban. Derbi me Dinamon është mjaft i rëndësishëm, për shkak dhe të garës për “Final 4”.
Poll