Te Partizani nisin të mendojnë për afrimet e lotjarëve që mund të përforcojnë skuadrën për pjesëmarrjen në Conference League dhe për sezonin e ri. Drejtuesit kanë piketuar afrimin e parë dhe ai është një ish.
Albion Marku është larguar nga Dinamo, duke mbyllur kështu një sezon mjaft të mirë te “blutë" dhe tashmë është një lojtar i lirë në treg. Në këto kushte drejtuesit e kuq kërkojnë rikthimin e tij, teksa mbrojtësi shihet si lojtari ideal për repartin e prapavijës.
Marku është një nga mbrojtësit më të mirë në Superiore në pozicionin e tij. Në këto kushte të kuqtë po mendojnë të bëjnë një propozim konkret për 23-vjeçarin, i cili ka mbajtur veshur fanelën e kryeqytetasve edhe në sezonin 2021-2022 si huazim nga Dinamo Zagreb.