Partizani luan nesër takimin e javës së Superiores, pasi në mesjavë ishte përsëri në aksion. ‘Demat’ ndeshen me Bylisin në Ballsh, ditën e hënë.
Tekniku Veselinovic ka mbyllur sot përgatitjet me klubin e kuq për përballjen që i pret kundër skuadrës së Nevil Dedes në transfertë. Të kuqtë janë stërvitur në kompleksin e tyre, ku i janë dhën instruksionet e fundit nga tekniku serb.
Mba është parë në formë, ndërkohë që nuk kanë munguar as xhonglimet me topin. Skuadra kryeqytetase niset nesër për në qytetin mallakastriot me synim vetëm 3 pikët.
Në prag Bylis, skuadra kryeqytetase ka në mendje vetëm 3 pikët për të parakaluar Egnatian. Kujtojmë që kundër rrogozhinasve luajtën takimin e mesjavës ku morën vetëm 1 pikë. Partizani kërkon t’a mbyllë javën e 17-të si lider.