Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani i “FANTAZMAVE”, tifozët shpërthejnë kundër klubit

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani i “FANTAZMAVE”, tifozët shpërthejnë
Ultras Guerrils, tifozët e Partizanit

Pas eliminimit të beftë të Partizanit nga Conference League, duket se te “Demat e Kuq” ka kapluar një “tym i zi”. Fill pas këtij dështimi, ka dhënë dorëheqjen trajneri Skënder Gega, ndërsa ekipi nuk ka një trajner stabël momentalisht. Edhe në testet miqësore ka munguar grinta dhe loja e bukur nga kryeqytetasit.

Kjo “panoramë” nuk ka kaluar në heshtje nga tifozët. Specifikisht “Ultras Guerrils 08-09” kanë reagur ashpër në rrjetet sociale, duke e konsideruar gjithçka një “fantazmë”: “Ekipet shqiptare vazhdojnë rrugëtimim e tyre europian, gjejmë rastin ti urojmë suksese të mëtejshme dhe shpresojmë të shkojnë në grupe ashtu si Shkëndija.

Ndërkohë klubi ynë mbetet akoma në kuadrin e miqësoreve fantazëm të fituara me gola fantazëm, me drejtorë fantazëm, këshilltarë fantazëm, trajner fantazëm, blerje fantazëm, shitje fantazëm dhe ekip fantazëm, nivel fantazëm, pretendime dhe objektiva fantazëm, deklarata dhe përgjegjësi fantazëm... të vetmit njerëz të gjallë që i kanë mbetur këtij klubi janë tifozët. Larg fantazmat nga Partizani!”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga