Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani gjen zgjidhje për stolin, Arbër Abilaliajt dhe një ish-i të kuq i besohet ekipi

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani gjen zgjidhje për stolin, Arbër Abilaliajt dhe një
Arber Abilaliaj

Arbër Abilaliaj duket i destinuar të marrë në dorë “frenat” e Partizani pas çdo shkarkimi të trajnerësh dhe situate të vështirë. Drejtori sportiv i të kuqve ka marrë sërish në duar përgjegjësinë e të rikthyerit “Demat” në “shinat” e duhura.

Stërvitjen e ditës së shtunë dhe të dielë janë drejtuar nga Abilaliaj dhe Renaldo Kalari. Ky i fundit i ka të gjitha licensat e duhura për të qenë pjesë e stafit të kuq, madje drejton edhe Partizanin B.

Kështu drejtuesit kanë vendosur t’i besojnë kësaj dysheje ekipin deri në fund të sezonit. Aktualisht Partizani po kalon një moment të keq në kampionat, ku shpresohet që shumë shpejt të rikthehet te rezultatet pozitive.

“Demat” nuk kanë shumë kohë për t’u menduar, pasi Laçi është kundërshtari i tyre i radhës. Ekipet do të duelojnë mes tyre ditën e nesërme në “Arenën e Demave”, takim i vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Dueli i parë mes tyre ka përfunduar 0-0 dhe në shtëpi Partizani do të kërkojnë kualifikimin në fazën tjetër të Kupës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga