
Bylisi
Bylisi do të luajë një ndeshje mjaft delikate në Superiore. Ballshiotët do të presin në “Adush Muça” skuadrën e Laçit për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 30-të të kampionatit.
Një takim ku skuadra e Gentian Mezanit kërkon vetëm 3 pikët për t’iu larguar sa më shumë zonës së ftohtë të klasifikimit. Për këtë ekipi ka nevojë ehe për mbështetjen e tifozëve.
Klubi ka vendosur të surprizojë tifozët pak orë para duelit me kurbinasit. Hyrja e tyre do të jetë flas në mënyrë që të jenë sa më të shumtë në stadium për të mbështetur djemtë e skuadrës.
“Hyrja falas në tribunën ballore. Ora 15:00. Mos mungoni “Ultras Bylinët”. Forca Bylis”, thuhet në postimin e tyre.

Poll