Partizani do të presë pas pak në “Air Albania” Tiranën në sfidën e vlefshme të javës së 6-të të Superiores. në prag të nisjes së këtij takimi, drejtori i Akademisë së Partizanit, Genc Tomori foli për mediat.
“Padyshim është një derbi shumë i veçantë. Nuk ka ndodhur asnjëherë që të jenë në këtë gjendje. Shpresoj është fillimi sepse 5 ndeshje janë luajtur. Partizani them që do ta gjejë rrugën për të kaluar këtë krizë dhe të shkojë atje ku i takon. Po t’i shohësh javët e para ka shumë ekipe që çalojnë, pastaj është fundi i vitit dhe shkurti ose marsi që ekipet bëhen më të forta.
Kjo mendoj se do t’i ndodhë edhe Partizanit. Jemi në këtë lloj klasifikimi, përveç lojtarëve që janë shumë cilësorë të cilët nuk e kanë gjetur formën më të mirë, si te Tirana dhe tek Partizani.
Gjithmonë Partizani që ka dalë fitimtar ka qenë shpirti i garës. Pa një shpirt gare ose pa një vrull, nuk mund të dalë dot përpara. Kjo është arma kryesore”, u shpreh Tomori.