Tirana do të sfidojë sot në orën 20:00 Partizanin në derbin e shumëpritur që do të luhet në ‘Air Albania’. Bardheblutë vijnë pas një ecurie prej 5 barazimesh që duket si një ‘thikë’ me dy presa pasi nga njëra anë janë pa asnjë humbje, nga ana tjetër nuk kanë shijuar as fitoren.
Nëse ka një moment perfekt për të përmbysur situatën është pikërisht derbi që një fitore vlen më shumë sesa 3 pikë. Spektakli është i garantuar, kjo është ‘traditë’ disavjeçare dhe për këtë kanë meritë absolute tifozët.
Ultrasit bardheblu, ‘Tirona Fanatics’ kanë shitur të gjitha biletat që kishin në dispozicion dhe tribuna që i përket Tiranës do të jetë totalisht e mbushur. Para duelit, Fanatics kanë thumbuar sërish rivalët me një nga vargjet e koreve të tyre.
“Oo ngjyrën e kuqe…”, shkruan tifogrupi teksa bën të ditur edhe detaje nga kortezhi gjatë marshimit drejt stadiumit.