Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Një TITAN me pritjet në "Elbasan Arena", Egnatia "ngre në peshë" portierin që mundësoi finalen e Kupës

Shkruar nga NEWSPORT
Një TITAN me pritjet në "Elbasan Arena", Egnatia "ngre
Levan Tandilashvili

Nëse ka ndonjë arsye se përse Egnatia mund t'i gëzohet kualifikimit në finalen e Kupës së Shqipërisë përballë Elbasanit, është pikërisht Levan Tandilashvili.

Portieri bëri heroin, jo vetëm në kohën e rregullt dhe në shtesa, por edhe tek penalltitë duke rezultuar efikas me pritje vendimtare.

Kështu, rrogozhinasit e kanë vënë gardianin në qendër të vëmendjes dhe kjo vihet re në postimin e fundit të bërë publik teksa shkruan: "TITANIashvili", të cilën e shoqëron me simbolikën e muskujve, si për të treguar që gjeorgjiani ishte në mbrëmjen e tij më të mirë në këtë përballje.

Egnatia do të presë sot dhe finalistin tjetër mes Vllaznisë dhe Dinamos, sfidë e cila do të luhet në orën 19:00 në stadiumin "Loro Boriçi". 

Poll

Lexo gjithashtu