Bylisi u mund rëndë nga Tirana edhe pse në fushë asnjanjëse. Shpresat ishin të mëdha për ballshiotët duke parë se takimi luhej në Durrës, plus faktorët ndikues tek Tirana.
Mirëpo në kampin mallakastriot nuk e shfrytëzuan momentin e rrijtjes në kampionat dhe siç u shpreh tekniku Dede ata kishin ardhur me pushime në Durrës. Situata pas kësaj disfate duket se është një krizë e përsëritur në kampin ballshiot.
Janë regjistruar 2 sfida me rezultat të thellë e “poker” nga kundërshtarët deri tani në kampionat. Fazën e parë balshiotët u mundën nga Egnatia 4-0 dhe kjo ndodhi po prapë kundër Tiranës. Kjo statistikë mund të tregoj se Bylisi “thyhet” ndaj disa skuadrave cilësore pasi akumulon lodhje dhe shpërqendrime nga disa javë rresht me paraqitje pozitive.
Disfatat do të thonë brishtësi dhe ky faktor mund të prishë ekuilibrat tek skuadra e Nevil Dedes, e cila ishte projektuar si një surprizë ndaj një Tirane me shumë “halle”.