Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nisi me largim nga Luftëtari dhe vazhdoi me shkarkimin në Kukës, historia mes serbit Milinkovic e Partizanit... “DEJA VU”

Shkruar nga NEWSPORT
Nisi me largim nga Luftëtari dhe vazhdoi me shkarkimin në Kukës,
Mladen Milinkovic

Mladen Milinkovic do të jetë trajneri i Partizanit. Duket se gjithçka është kryer mes palëve dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi nga klubi kryeqytetas, që gjejnë kështu pasuesin e Skënder Gegës.

Për Milinkovic ky është një rikthim në Superiore, pasi në të shkuarën ka drejtuar Luftëtarin dhe Kukësin. Nga gjirokastritët u largua sapo përfundoi sezoni 2016-2017, ndërkohë para se të shkonte te Kukësi, “flirtoi” me Partizanin.

Pikërisht më 28 qershor të vitit 2017, qarkullonte lajmi që serbi do të ishte trajneri i ri i Partizanit, duke marrë vendin e të larguarit, asokohe Sulejman Starova. Gjithçka u raportua si e kryer, madje edhe nga burime pranë klubit, por disi në mënyrë të papritur, asgjë s'ndodhi dhe Milinkovic nuk firmosi me të kuqtë.

Më pas, ai arriti akordin me Kukësin, tek të cilët qëndroi deri në dhjetor të vitit 2017. Por, rezultat nuk ishin ato që drejtuesit, me në krye presidentin Safet Gjici donin dhe kështu erdhi shkarkimi i tij.

Ndërkohë sot, Milinkovic duket më pranë se kurrë Partizanit, ku para se të bëhet zyrtarizimi, tek të gjithë tifozët u krijua një “deja vu”, histori e përsëritur 8 vite më parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga