Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga Tirana te Tirana, Orges Shehi gjen te bardheblutë vendin e parafundit dhe dy të “preferuarit”

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Tirana te Tirana, Orges Shehi gjen te bardheblutë vendin e parafundit
FotoArkivë: Orges Shehi, Tirana (Sezoni 21/22)

Orges Shehi u zyrtarizua mbrëmjen e djeshme te Tirana, duke kryer kështu një rikthim të bujshëm. Pas shkarkimit të Ardian Nuhiut, klubi bardheblu ia beson ekipin trajnerit kampion.

Kujtojmë që tekniku 48-vjeçar u shpall kampion me Tiranën në Superiore, në sezonin 21/22. Megjithatë, këtë herë do ta ketë të vështirë, pasi i gjen kryeqytetasit në pozita mjaft negative.

Sikur të mos mjaftonte vendi i parafundit me 21 pikë, Shehi e ka të vështirë edhe me organikën. Trajneri durrsak s’njeh mbi 90% të lojtarëve që ka tashmë në ekip, por mund të ngushëllohet me një fakt.

Pikërisht në janar, Tirana riktheu në ekip dy ish kampionët, Redon Xhixhën dhe Visar Bekajn. Dyshja ishin të preferuarit e Shehit në sezonin e titullit, të cilët mund t’i japin një “dorë” të mirë trajnerit këtë sezon, për të arritur objektivat dhe pasur sukses.

Poll

Lexo gjithashtu