Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga Ballshi në Elbasan dhe Tiranë, spikat derbi në Superiore (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Ballshi në Elbasan dhe Tiranë, spikat derbi në Superiore
Sezoni i ri / Superiore

Ditën e sotme do të luhen 3 ndeshje shumë delikate dhe të luftuara në Superiore. 6 ekipet mes tyre do të përplasin “brirët” për 3 pikët e javës së 5-të të kampionatit.

Kështu do të luhet në aksin Ballsh-Tiranë dhe Elbasan. Në “Adush Muça” do të sfidohen mes tyre Bylis – Partizani, me ekipet që zbresin në fushë në orën 16:00. Vendasit do të synojnë të marrin pkë ndaj kryeqytetasve, ndërsa këto të fundit kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive në kampionat.

Paralelisht me këtë përballje do të luhet edhe në Tiranë. Në “Selman Stërmasi” do të zhvillohet derbi mes Dinamos dhe Tiranës. Një sfidë “jetike” për ekipet që synojnë dhe do të luftojnë për fitoren për të “shkelmuar” momentin negative në të cilën ndodhen në kampionat.

Ndërkohë në orën 19:00 e gjithë vëmendja do të jetë në “Elbasan Arena”. Elbasani pret Teutën, me kryesuesit e kampionatit që do të kërkojnë të mbajnë vendin e parë, ndërsa durrsakët luajnë për t’i shkaktuar humbjen e parë ekipit të Ivan Gvozdenovic.

Nga Ballshi në Elbasan dhe Tiranë, spikat derbi në Superiore
 

 

Poll

Lexo gjithashtu