Nathan Redmond dhe Armando Broja te Southampton
Nathan Redmond është futbollisti më i ri i Sheffield Wednesday. Sulmuesi ishte pa ekip, ndërkohë që ka zgjedhur që karrierën ta vazhdojë në Championship, me ekipin e vendit të fundit.
Prezantimi i Nathan Redmond te Sheffield Wednesday
Kujtojmë se Redmond ka një karrierë interesante në Angli, pasi ka luajtur me ekipe si Birmingham, Burnley, Norwich dhe Southampton. Tek këta të fundit ka qenë shok ekipi me Armando Brojën.
Megjithatë, disi i papritur ishte transferimi te Sheffield Wednesday. Këta të fundit mbyllin klasifikimin në Championship, ligën e dytë për nga rëndësia në Angli.
Poll
