Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Presidenti i Dinamos tremb Ilir Dajën, Bardhi: Merkato? Është e vështirë... nuk sjell lojtarë

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti i Dinamos tremb Ilir Dajën, Bardhi: Merkato? Është e
Ilir Daja - Adrian Bardhi

Dinamoi ia doli që të triumfonte me shifrat e thella 6-2 përballë Tiranës në derbin e kryeqytetit të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”. Pas këtij dueli ka folur edhe presidenti i klubit dinamovit, Adrian Bardhi, i cili është ndalur të flasë edhe për merkaton e janarit.

“E rëndësishme është që skuadra u kthye te fitoret se pas katër ndeshjesh që ne nuk arrinim të merrnim rezultatin, me një lojë të shkëlqyer besoj të skuadrës, sot treguam më të mirën. Dinamo e ka vendin të fitojë kampionatin, është skuadër për të fituar. Jemi ndërtuar me qëllimin për fitimin e kampionatit. Duhet ta meritojnë këta çunat që luajnë futboll të pastër, të bukur dhe ishalla… duhet pak fat.

Merkato? Patjetër që mund të ketë ndonjë ndërhyrje, por të shohim janarin, se janari nuk sjell lojtarë. Është e vështirë në janar. Kundërshtarë? Unë mendoj se janë të gjithë të fortë”, tha Bardhi për RTSH pas fitores bindëse të Dinamos së tij në derbin përballë Tiranës.

Poll

Lexo gjithashtu