Fotomontazh / Arbitrat - Superiore
Partizani – Bylis do të zhvilohet në “Arenën e Demave” në orën 16:30. Përballje kjo e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit dhe pritet të jetë mjaft e luftuar për 3 pikët.
Tashmë për këtë takim janë mësuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi. FSHF-ja ka vendosur që këtë përballje t’ia besojë Erjon Bylykbashit, teksa ndihmës të tij do të jenë Mariglen Llukmani dhe Rexhep Muzhaqi. Arbitër i 4-të do të jetë Klodian Shahini, teksa VAR-i është në duart e Kreshnik Cjapit.
ARBITRAT:
Arbitër kryesor: Erjon Bylykbashi
Asistent 1: Mariglen Llukmani
Asistent 2: Rexhep Muzhaqi
Arbitër i 4: Klodian Shahini
Var: Kreshnik Cjapi
Poll
