Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga 300 deri në 3000 lekë, Partizani nxjerr në shitje biletat për duelin në “Arenën e Demave”

Shkruar nga NEWSPORT
Nga 300 deri në 3000 lekë, Partizani nxjerr në shitje biletat
Partizani

Partizani do të përballet me Teutën nesër në orën 17:00, në një duel i cili është i vlefshëm për javën e 20-të të Abissnet Superiore. Sfida e cila pritet të jetë mjaft e “luftuar” nga të dyja skuadrat, do të luhet në “Arenën e Demave” në kryeqytet.

Në një ndeshje si kjo ku të dyja ekipet janë përqëndruar maksimalisht në seancat stërvitore, me qëllimin e vetëm të fitores dhe dhurimit të sa më shumë emocioneve për tifozët. Kampi i të “kuqve” ka nxjerrë në shitje edhe biletat për duelin.

Ndërsa çmimi i tyre varion sipas tribunave të ndryshme. Konkretisht një biletë në tribunën C3 do të kushtojë 300 Lekë. 500 lekë kushton një biletë në tribunat E1, D3, D2, D1, C1, C2. Sa i takon dy tribunave si A dhe B, tifozët mund të blejnë një biletë prej 1000 lekësh.

Bileta më e kushtueshme është ajo e tribunës “VIP”, ku ka çmimin prej 3000 lekësh.  

Poll

Lexo gjithashtu