Partizani pas fitores me Egnatian do të ketë një tjetër sfidë të rëndësishme në Superiore ku do të synojë një tjetër 3 pikësh. Kështu “Demat” ditën e shtunë do të presin në “Arenën e Demat” skuadrën e Bylisit, takim që është i vlefshëm për javën e 8-të dhe që starton në orën 19:00.
Për këtë përballje Aleksander Veselinovic do të hyjë në fushë vetëm për 3 pikët, për të shpresuar më pas te ndalesa e Vllaznisë dhe për të rimarrë kreun. Mbështetja e tifozëve është shumë e rëndësishme dhe për këtë drejtuesit kryeqytetas kanë nxjerrë në shitje edhe biletat.
Ndër të tjera kanë zbuluar edhe çmimet e tyre, të cilat variojnë nga 300 në tribunën C3 deri në 3000 lekë në tribunë VIP.
“➡️NJOFTIM PËR ÇMIMET E BILETAVE
⚽FK PARTIZANI - KF BYLIS
????️E SHTUNË 5 TETOR ⏰ 19:00
???? "ARENA E DEMAVE"
????️Ju njoftojmë se për takimin ndaj Bylis çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit "ARENA E DEMAVE" do të jenë:
????Biletat në Tribunën: VIP do të kushtojnë 3 000 Lekë
????Biletat në Tribunat Qëndrore: A dhe B do të kushtojnë 1 000 Lekë
????Biletat në Tribunën përballë:
E1, D3 , D2 , D1, C1, C2, do të kushtojnë 500 Lekë
????Biletat në Tribunën përballë: C3 do të kushtojnë 300 Lekë”, thuhet në postim.
View this post on Instagram