Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Në prag të sfidës me Egnatian, Vora merr LAJMIN E MADH nga FSHF

Shkruar nga NEWSPORT
Në prag të sfidës me Egnatian, Vora merr LAJMIN E MADH nga FSHF
Vora

Në stadiumin e Vorës po vijojnë me intensitet të lartë punimet për ndërtimin e tribunës së re qendrore. Deri tani është përfunduar montimi i parafabrikatit të tribunës, ndërsa aktualisht po kryhet ndarja e ambienteve të brendshme dhe vendosja e rrjeteve hidraulike e elektrike.

Gjatë javës së ardhshme do të montohet edhe struktura e shkallareve, ku do të vendosen më pas ulëset.

Në prag të sfidës me Egnatian, Vora merr LAJMIN E MADH nga FSHF
Punimet në stadiumin e Vorës

Projekti përfshin rikonstruksionin e plotë të dhomave të zhveshjes për lojtarët, ambienteve për stafet teknike, si edhe krijimin e hapësirave të tjera funksionale, duke garantuar standardet moderne të një impianti futbollistik.

Ky investim i madh, i realizuar në bashkëpunim mes Federatës së Futbollit dhe Bashkisë Vorë, synon të transformojë tërësisht infrastrukturën e stadiumit dhe t’i ofrojë komunitetit sportiv kushte bashkëkohore për zhvillimin e futbollit.

Kujtojmë se ditën e sotme duke nisur prej orës 14:00, Vora përballet me Egnatian në stadiumin "Laçi".

Poll

Lexo gjithashtu