
Tirana dhe Kukësi do të sfidohen në “Air Albania” në kuadër të javës s 31-të të Superiores. Një sfidë shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren për të arritur objektivat e tyre sezonalë.
Bardheblutë i duan 3 piket ëpr të kapur “Final – Four”, ndërsa nga krahu tjetër verilindorët i kanë të rëndësishme për mbijetesën. Humbja në sfidën e sotme për secilën skuadër mund të rezultoj “fatale”.
Një ndeshje që pritet të jetë mjaft e luftuar për çdo centimetër të fushës dhe si e tillë FSHF-ja e ka vlerësuar maksimalisht. Olsid Ferataj do të jetë kryesorë në këtë përballje, i cili do të ndihmohet nga Ilir Tartaraj dhe Nuri Rrapaj. Arbitër i 4-të do të jetë Daniel Vrapi, teksa VAR-i i është besuar Emanuela Rustës, ndërsa AVAR-i do të jetë në douart e Silvio Dyrmishit.