Vllaznia ka marrë trajtën e “tankut” në Superiore, 5 fitore radhazi dhe kryesojnë të vetëm 42 pikë pas 22 javësh, 3 më shumë se Elbasani dhe Egnatia. Në duelin ndaj Teutës, “hero” rezultoi Esat Mala, autori i golit në minutën e 10-të. Trajneri Edi Martinit foli për mediat pas këtij triumfi të rëndësishmë në një fushë të vështirë siç është “Niko Dovana”:
“Ndeshje shumë e fortë, e luftuar deri në sekondat e fundit. Pjesë e parë ishim më lartë, ndërsa në 45 minuata e dyta lëshuam terren. Komplimentojë djemtë për paraqitjen e sotme.
E dija që të luaja 3-5-2 isha shumë i reklamuar. Kisha edhe Hodon apo Markun. Pjesën e dytë kishim si synim për të bërë presing në 10-15 minuatat nga nisja e pjesës së dytë.
Ne bërë pak më paragmatistë. Nuk jemi duke presuar shumë lartë. Jemi duke parë më shumë për pikët se sa te loja. Prisja që në pjesë e dytë të vunaim dhe kështu ndodhi. E them, jemi bërë pak më pragmatistë”.
