Tirana do të presë Egnatian në ‘Niko Dovana’ të dielën në orën 20:00 për të luajtur ndeshjen e javës së tretë të Superiores.
Bardheblutë kërkojnë fitoren e parë pas dy barazimeve me Laçin e Vllazninë. Do të jetë e vështirë teksa përballë kanë kampionen në fuqi, por përballjet direkte i kanë dhënë gjithnjë favorin kryeqytetasve të cilët në 13 duele kanë 9 fitore, 2 barazime e 2 humbje.
Klubi ka nxjerrë në shitje biletat ku bën publike edhe çmimet e tyre. Hyrja në tribunën karshi do të kushtojë 300 lekë, ndërsa tribuna kryesore vetëm 600 lekë.
Poll