Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ndaj Flamurtarit për të 3-tën rradhas, Teuta me sytë nga “Final – Four”

Shkruar nga NEWSPORT
Ndaj Flamurtarit për të 3-tën rradhas, Teuta me sytë nga
Teuta

Teuta prej dy javësh është rikthyer më në fund te rezultatet pozitive në kampionat. Fitorja ndaj Tiranës në javën e 25-të ishte e dyta rresht në Superiore.

Një 3 pikësh shumë i rëndësishëm ky për “Djemtë e Detit”. Falë fitoreve të fundit dhe rezultateve negative të Dinamos, në Durrës kanë nisur të “ëndërrojnë” për “Final – Four”.

Kjo pasi tashmë diferenca me vendin e 4-të në klasifikim është vetëm 3 pikë larg. Aktualisht Dinamo ka 36 pikë, po aq sa Partizani, teksa me 3 pikë më pak ndjekin durrsakët.

Ndërkohë të njëjtën gjë do të synojnë ta bëjnë edhe ditën e sotme ndaj Flamurtarit. Duel që do të luhet në “Niko Dovana” dhe fakti që janë ën shtëpi bën që 3 pikëshi të jetë edhe më i rëndësishëm.

Poll

Lexo gjithashtu