Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mungesat i ‘hapin rrugën’ eksperimenteve, Sylvinho me 3 dilema për formacionin ndaj Lihtenshtejn

Shkruar nga NEWSPORT
Mungesat i ‘hapin rrugën’ eksperimenteve, Sylvinho me 3 dilema
Trajneri Sylvinho dhe Kombëtarja shqiptare

Shqipëria do të luaj miqësoren e parë më 3 qershor përballë Lihtenshtejn në Hungari. Kombëtarja ka mbërritur në Austri, aty ku do të zhvillojë fazën përgatitore për Euro 2024. Sylvinho do të shohë nga afër të gjithë kuqezinjtë, ndërsa grupi deri tani është me 25 lojtarë.

Kapiteni Berat Gjimshiti dhe sulmuesi Taulant Seferi janë ende në detyrë me skuadrat e tyre pasi kanë një ndeshje për të luajtur, nesër dhe pasnesër. Në këtë mënyrë, prezenca e tyre në miqësoren e parë është thuajse e pamundur.

Këto dy mungesa, që në kualifikuese ishin titullar absolut, i lejon brazilianit të bëjë disa prova. Vendin e Gjimshitit krah Ardian Ismajlit, sipas të gjitha gjasave pritet ta marrë Marash Kumbulla që fiton balotazhin me Mihajn dhe Ajetin.

Ndërsa për Seferin, janë Ernest Muçi dhe Arbër Hoxha në balotazh për fanellën e titullarit. Pozita e sulmuesit kryesor ka një rivalitet shumë të fortë mes Armando Brojës dhe Mirlind Dakut, ndërsa Rey Manaj për momentin shihet si alternativë e tretë.

Mungesat i ‘hapin rrugën’ eksperimenteve, Sylvinho me 3 dilema
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga