S’ka fitues në superduelin e kësaj jave të Superiores. Partizani dhe Vllaznia ndahen në një barazim pa gola në “Air Albania”. Një pikë për të dy skuadrat që i shkon më shumë për shtat shkodranëve që ruajnë distancën me ‘Demat’. Në përfundim të sfidës, lojtari i Vllaznisë, Lorik Boshnjaku dha prononcimin e tij për MCN TV.
“Sot kishim kundërshtar të vështirë. Shpresoj të na bie dhe në ‘Final 4’. E them se nuk i dihet ngaqë ka ndeshje shumë, shpresoj të dyja se jemi nga ato ekipe që kemi cilësi. Sot mendoj ndeshje e realizuar mjaft mirë nga ana jonë, sidomos në pjesën e dytë. Na leverdis dhe ky barazim.
Normalisht kishim disa shanse në pjesën e parë. Për të dytën trajneri na tha të jemi më të kujdesshëm.
Duke ditur se Partizani luan me Egnatian, mund të na konvenojë. Ndoshta Partizanit jo, ne më shumë”, u shpreh lojtari i Vllaznisë.