
Tirana do të përballet me Erzenin në Elbasan Arena, nesër në orën 15:00 për javën e 32-të të Superiores. Ishte programuar fillimisht të luhej në Arenën e Demave, në kompleksin e rivalëve të përbetuar, Partizani, por sinjale të forta për përplasje mes dy tifozërive bëri që për arsye sigurie të zhvendosej drejt Elbasanit.
Është finale për të dyja skuadrat, humbja zbret thuajse zyrtarisht Erzenin nga kategoria, ndërsa Tiranës i rrezikon seriozisht Final Four. Pritet mbështejte të madhe nga tifozët dhe ultrasit bardheblu, Tirona Fanatics kanë bërë thirrje për prezencë masive nesër.
“Nesër të gjithë drejt Elbasanit. Nisja në orën 1:30 nga stadiumi. Të gjithë prezent për emrin, për Tironën”, shkruan tifogrupi.
Kujtojmë që pas kësaj jave, Superiorja do të mbërthehet e gjitha nga derbi më i madh i trojeve shqiptare. Tirana pret Partizanin në Air Albania, një sfidë që do të vendosë shumë për fatet e dy skuadrave këtë sezon.
