Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Marrin fund pushimet, Veselinovic rikthen Partizanin në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Marrin fund pushimet, Veselinovic rikthen Partizanin në fushë
Seanca stërvitore e Partizanit

Te Partizani ditën e sotme do të marrin fund pushimet. Kryeqytetasit pas 2 ditësh pushim të dhënë nga stafi tashmë do të nisin punën për duelin e radhës.

Kundërshtari i radhës do të jetë Laçi, një skuadër e vështirë për “Demat”. Këto të fundit do të kenë disa mungesa në ekip për shkak se Hadroj, preka dhe Kote janë të angazhuar me Kombëtaren.

Kujtojmë se Partizanin pauza e Kombëtares e gjen në vendin e parë në Superiore. Të kuqtë kryesojnë me 24 pikë, 2 më shumë se Vllaznia e vendit të dytë dhe 4 më shumë se Egnatia. Në 13 ndeshje të zhvilluara deri më tani Partizani ka shënuar 18 gola dhe ka pësuar vetëm 10.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga