Humbja me poker golash ndaj Tiranës ka lënë shije të hidhur te trajneri Nevil Dede.
Pas sfidës, tekniku i Bylisit u shpreh mjaft i pakënaqur nga skuadra, teksa mori edhe përgjegjësitë.
"Në paraqitje të tilla përgjegjësinë duhet ta marr unë. Nuk shkoj asgjë. Mu duk sikur isha me një skuadër që nuk e njihja. Nga Ballshi në Durrës kemi ardhur për turizëm. Sot, treguam që jemi një skuadër që zvogëlohemi shumë. Ne po vuanim shumë me disa vertikale në linjat anësore që janë pa sens. Në ndeshjen e gabuar futa lojtarët e gabuar. U futën në fushë dhe nuk dhanë asgjë. Përgjegjësitë i marr unë. Sot jam i zhgënjyer. Ishin të njëjtat gabime nga fillimi deri në fund. Mua më shqetëson vetëm një gjë, duhet të jemi të vërtetë gjithmonë. Nuk është e goditur që kemi dy fytyra si skuadër. Kemi shumë punë para. Do flas edhe me presidentin sepse na duhet edhe një fokus shumë i madh. Bylis nuk është kalimtar dhe nuk duhet të kemi performancë” tha tekniku Nevil Deda.
Hapësire reklamuese
Çështjet kryesore
‘Marr përgjegjësinë’, Nevil Dede i zhgënjyer nga Bylisi: Nuk ishte skuadra ime, do diskutoj të ardhmen
Poll