
Teuta – Dinamo është një nga sfidat e ditës së sotme që do të luhet në orën 17:00 dhe që është e vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Duel ky që merr një vëmendje të madhe, pasi luhet për objektiva të ndryshme.
Durrsakët synojnë fitoren për t’iu larguar fundit të klasifikimit, ndërsa nga krahu tjetër dinamovitët duan 3 pikët për të kalur kreun e klasifikimit. Bledar Devolli do të synojë fitoren e parë në krye të Teutës dhe për të arritur drejt triumfit prej ditësh ka bërë përgatitje intensive.
Devolli dhe Ilir Daja kanë shuar çdo dilemë dhe kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushën e lojës. Të 2 timonierët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare të kësaj përballjeje.
Formacionet zyrtare:
Teuta: Tafas, Jazxhi, Zhongo, Maçolli, Peposhi, Beshiraj, Kruja, Kotobelli, Lloci, Toma, Simeu. Trajner: Bledar Devolli
Dinamo: Teqja, Hoxha, Zabërgja, Gudiabi, Maliqi, Karamba, Nani, Qefalija, Aliji, Loran, Toli. Trajner: Ilir Daja