Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Luhet në Laç dhe Elbasan, mësoni duelet e ditës së sotme në Superiore (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Luhet në Laç dhe Elbasan, mësoni duelet e ditës së
Topi i Superiores

Ditën e sotme Superiorja vjen me 2 ndeshje mjaft të rëndësishme që hapin siparin e javës së 27-të të kampionatit shqiptar. Vëmendja do të jetë në Laç dhe Elbasan, teksa do të luhet në 2 orare të ndryshme.

Kështu në orën 14:00 do të sfidohen mes tyre Laçi dhe Vllaznisë. Kurbinasit në shtëpi do të tentojnë rikthimin te fitorja për t’u ngjitur në klasifikim. Shkodranët nga krahu tjetër do të luajnë për fitoren për të kapur kreun e renditjes dhe për të shpresuar te një hap fals i Egbatias kryesuese.

Në “Elbasan Arena” në orën 17:00 vëmendja do të jetë te përballja mes Elbasanit dhe Partizanit. Vendasit prej disa javësh nuk e njohinn fitoren dhe sot kanë shansin të bëjnë kthesën, ndërsa nga ana tjetër “Demat” tentojnë të “shkelmojnë” krizën në të cilën ndodhen prej javësh. Një duel shumë i luftuar, ku do të përplasin “brirët” mes tyre vetëm për 3 pikët.

Luhet në Laç dhe Elbasan, mësoni duelet e ditës së
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga