
Superiorja ditën e sotme do të luajë 2 ndeshjet e fundit të javës së 17-të. Takime mjaft të veçanta janë në program, teksa do të luhet në Ballsh dhe Tiranë.
Bylis –Partizani dhe Tirana – Teuta do të duelojnë mes tyre për 3 pikët ditën e sotme. Për këtë duedle FSHF-ja ka vendosur edhe për arbitrat që do të vendosin drejtësi.
Kështu kryesorë në “Adush Muça” do të jetë Olsion Yzeiraj, ndërsa dueli në “Arenën Kombëtare” i është besuar Kreshnik Cjapit.
NDESHJET dhe ARBITRAT:
BYLIS - PARTIZANI
Arbitër kryesor:Olsion Yzeiraj
Asistent 1:Xhuljo Mani
Asistent 2:Edlir Malo
Arbitër i 4:Kreshnik Barjamaj
Var:Adrian Beqiraj
Avar:Olsid Ferataj
TIRANA - TEUTA
Arbitër kryesor:Kreshnik Cjapi
Asistent 1:Nuri Rrapaj
Asistent 2:Delin Kasa
Arbitër i 4:Laver Alla
Var:Klodian Prenga
Avar:Juxhin Xhaja