Archange Binstouka
Egnatia është mposhtur në shtëpi nga Flamurtari, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në Rrogozhinë, përfundoi me shifrat 0-2 në favor të vlonjatëve. Pas këtij dueli ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, sulmuesi i Flamurtarit, Archange Binstouka.
“Dua të falënderoj Zotin për atë që kam bërë deri tani. Nuk ishte e thjeshtë që të vinim këtu dhe të fitonim, sepse Egnatia është ekip i madh. Besuam, e çuam deri në fund dhe ja tek e fituam ndeshjen. Për të vazhduar dhe për të besuar, për qëndrimin në Superligë. Jam shumë i lumtur që kam ardhur te Flamurtari”, tha Bintsouka.
Poll
