
Ka përfunduar në barazim përballja e javës së parë mes Bylisit dhe Tiranës. Sfida e zhvilluar sot në “Adush Muça” u mbyll me rrjeta të paprekura mes mallakastriotëve dhe kryeqytetasve.
Sfida nisi me vrull nga të dyja ekipet, të cilat kërkuan të gjenin avantazhin, por pa arritur të shënojnë. Një paraqitje të shkëlqyer ka bërë portieri Angelo Tafas duke mbrojtur Tiranën në shumë raste.
Në disa momente, Bylisit nuk i “qeshi fati” duke mos arritur të finalizojnë në portën e bardhebluve.
Bylis 0 – 0 Tirana
77’ Goditje e rrezikshme e Përndrecës, e cila bllokohet dhe shkon jashtë
58’ Tafas sërish protagonist për Tiranën, ndal një tjetër goditje të fuqishme
46’ Starton pjesa e dytë në Ballsh
45’ Përfundon pa gola pjesa e parë mes Bylisit dhe Tiranës
33’ Pritje e mirë e Tafas, i cili ndal një goditje të rrezikshme të Malomos
25’ Bylisi kërkon të realizojë raste konkrete për të shënuar, por Tirana është e mbledhur në mbrojtje
11’ Tirana kërcënon me Ernest, goditja me kokë e tij shkon në duart e Vachoux
7’ Bylisi provon një goditje nga jashtë zone me Malomon, por jashtë kuadratit
1’ Starton përballja në “Adush Muça”
FORMACIONET ZYRTARE:
BYLIS: Emanuel, Bruno, Abazaj, Përgjoni, Marku, Përndreca, Kamara, Malomo, Ualison, Mustafa, Peralta. Trajner: Mirel Josa
TIRANA: Tafas, Vera, Dembele, Lleshi, Valerianos, Soler, De Freitas, Haxhiu, Patsatsia, Tabekou, Ernest. Trajner: Vangjel Mile
Kategoria Superiore: Java 1
Stadium: “Adush Muça”
Arbitër: Ditmir Grimci