
LAÇI – EGNATIA 1 – 1 (Mjaki 34'/ Jahaja 55')
Ndeshja:
Laçi dhe Egnatia nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre në Kurbin. Një përballje mjaft e luftuar, por me ekipet që ndajnë kështu nga 1 pikë pas 90-të minutave.
Fillimisht shënoi Laçi me Mjakin në minutën e 34-të të takimit, me pjesën e parë që u mbyll me avantazhin e kurbinasve. Në pjesën e dytë rrogozhinasit barazuan rezultatin me Jahaja në minutën e 55-të.
Minutat e mbetura pavarëisht rasteve të krijuara, skuadrat nuk ia dolën dot të çajnë mbrojtjet kundërshtare, duke mos shënuar më gola të tjerë.
Pas këtij barazimi Egnatia mban vendin e parë me 53 pikë, ndërsa Laçi shkon në kuotën e 32 pikëve në vendin e 6-të.
Superiore: Java e 29-të
Stadiumi: “Laçi”
Arbitër: Juxhin Xhaja
Formacionet zyrtare:
LAÇI: Molla, Lleshi, Tresa, Myrta, Bibo, Manellari, Prodani, Mjaki, Traore, Opeh, Kristian. Trajner: Françesko Moriero
EGNATIA: Dajsinani, Dylis, Alijev, Fernando, Uotlai, Bakajoko, Zejnullai, Jahaja, Xhemajli, Fangaj, Kasa. Trajner: Edlir Tetova
LIVE:
90+4'- Mbyllet 1-1 ndeshja ne Kurbin. Skuadrat marrin nga 1 pike.
70' Ekipet ne kerkim te golit te fitores, hidhen ne sulm, por lojtaret nuk kane saktesine e duhur.
55'- Barazohen shifrat. Egnatia shenon me ane te Jahajas.
46'- Nis pjesa e dyte.
45+3'- Mbyllet pjesa e pare ne Kurbin, Laci kryeson 1-0 ndaj Egnatias.
34'- Laci nis aksion fantastik, me Mjakin qe gjen rrugen e rrjetes duke mposhtur Dajsinanin.
17'- Egnatia fiton nje goditje denimi, me Kasan qe kroson ne zone, por pa rrezikshmeri per kurbinasit.
15'- Laci niset ne kundersulm, me Bibon qe gjuan nga distanca, por nuk ka saktesine e duhur.
11'- Laci ka pretendime per penallti pasi Tresa rrezohet nga Uotlai, por Xhaja nuk eshte i ketij mendimii.
5'- Zevendesim i detyruar te Laci. Demtohet Kleandro Lleshi, Kurti merr vendin e tij.
1’- Shkemohet topi i parë në Kurbin, starton sfida mes Laçit dhe Egnatias