
Laçi arrin të mposhtë Skënderbeun me rezultatin e pastër 2-0. Golat për ekipin kurbinas arritën t’i shënonin Bullari në pjesën e parë dhe Cordeiro në të dytën. Momenti më i keq i korçarëve ishte kartoni i kuq i Rashicës në pjesën e dytë.
Skënderbeu renditet në vendin e fundit të tabelës me 20 pikë, ndërsa Laçi në vendin e gjashtë me 27 pikë të grumbulluara.
Skënderbeu 0 – 2 Laçi (Bullari 41’, Cordeiro 86’)
86’ GOL LAÇI! Shënon William Cordeiro
78’ Vendasit kërkojnë të dalin përpara, por Laçi është mbyllur mirë
62’ Skënderbeu me një lojtar më pak, Rashica ndëshkohet me të kuq pas një ndërhyrje me takë
46’ Starton pjesa e dytë në Korçë
45’ Mbyllet pjesa e parë, Laçi në avantazh
41’ GOL LAÇI! Realizon Bullari
36’ Lleshi shpërdoron një mundësi të artë, lojtari i Laçit humbet një mundësi shumë pranë portës
19’ Skënderbeu provon të dalë përpara, por nuk ka vazhdimësinë e duhur
5’ Super pritje e Alias, portieri i korçarëve ndal Manellarin me një predhë
2’ Menjëherë sapo nis sfida, portieri i Skënderbeut Marco Alia pëson një dëmtim
1' Starton sfida në Korçë
Java e 24-t Kategoria Superiore
Stadiumi: “Skënderbeu”
FORMACIONET ZYRTARE:
Skënderbeu: Alia, Vaskez, Prençi, Rabiu, Rashica, Dumfur, Estrela, Balaj, Frenklin, Shaqe, Bismark Trajner: Ernest Gjoka
Laçi: Molla, Lleshi, Tresa, Bullari, Bibo, Manellari, Prodani, Melo, Mjaki, Opeh, Kristian Trajner: Françesko Moriero