Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Episodet brenda 10 minutash që vendosën ndeshjen, Dinamo dhe Skënderbeu ndajnë pikët

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Episodet brenda 10 minutash që vendosën ndeshjen, Dinamo dhe
Dinamo - Skënderbeu

Dinamo 1 – 1 Skënderbeu (Lorran / Rashica)

Nuk ka fitues në takimin mes Dinamos dhe Skënderbeut duke u mbyllur në barazim me shifrat 1-1. Fillimisht korçarët që realizuan me Rashicën nga pika e bardhë, por Lorran arriti të barazojë për dinamovitët me një gol të bukur me kokë.

Me këtë barazim Dinamo mbetet në vendin e katërt të renditjes me 39 pikë, tre pikë larg Egnatias kryesuese. Ndërsa Skënderbeu në vendin e fundit me 20 pikë, katër pikë larg daljes nga zona e ftohtë.

90’ Akordohen 5 minuta shtesë

85’ GOOL Dinamo, Lorran rikthen baraspeshën me një gol mjaft të bukur me kokë

77’ GOOL Skënderbeu, Rashica realizon nga pika e bardhë

74’ Penallti për Skënderbeun

60’ Ndërhyrje vendimtare e Alijit, Shaqe shërben në zonë, por mbrojtësi i Dinamos devijon në këndore

55’ Super pritje e Aldo Teqjas, Rabiu bën një goditje fluturimthi 

50’ Bregu provon të futet në zonë, por Vazquez e ndal duke dërguar topin në këndore

46’ Starton pjesa e dytë

45’ Mbyllet pjesa e parë në barazim pa gola

43’ Kërcënon Dinamo nga ana tjetër me Qefalija, goditja e mesfushorit kalon fare pranë portës

40’ Sërish Balaj provon portën, Teqja në gadishmëri

32’ Mundësi kundërsulmi për Skënderbeun me Dokën, por Qefalija bën një ndërhyrje vendimtare

26’ Balaj tenton portën me një goditje të fortë, Gudiabi bllokon gjuajtjen

25’ Meksi provon një krosim të rrezikshëm në zonë, por ndalet nga korçarët

16’ Goditje e rrezikshme nga Dejvi Bregu, reagon Alia

8’ Skënderbeu kërkues deri në këto minuta

1’ Starton përballja në Elbasan

Superiore: Java 23

Stadiumi: "Elbasan Arena"

Arbitër: Laver Alla

FORMACIONET ZYRTARE:

Dinamo: Teqja, Hoxha, Zabërgja, Gudiabi, Vila, Bregu, Tiago, Qefalija, Meksi, Aliji, Lorran. Trajner: Ilir Daja

Skënderbeu: Alia, Vaskez, Prenci, Rabiu, Rashica, Estrela, Doka, Balaj, Frenklin, Shaqe, Lukas. Trajner: Ernest Gjoka

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga