
Tirana 1 – 2 Dinamo (Patsatsia 58' / Goudiaby 24', Vila 53')
Tirana është mposhtur në shtëpi nga Dinamo në derbin e kryeqytetit, sfidë e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi 1-2.
Golat për Dinamon u shënuan nga Goudiaby dhe Vila. Ndërkohë që golin e vetëm për “bardheblutë”, e shënoi Patsatsia, por që në fund rezultoi vetëm statistikor.
Kështu, Tirana mbetet në vendin e fundit me vetëm 2 pikë pas 5 ndeshjesh të luajtura. Ndërkohë që Dinamo shkon në vendin e dytë me 7 pikë.
Kategoria Superiore: Java e 5-të
Stadiumi: "Selman Stërmasi"
Arbitër: Juxhin Xhaja
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Tafas, Vera, Soler, Lleshi, Valerianos, Patsatsia, Rafael, Fernandez, Tabekou, Mensah, Haxhiu. Trajner: Roberto Bordin.
DINAMO: Teqja, Maliqi, Dita, Aliji, Lorran, Vila, Qefalija, Goudiaby, Karamba, Bregu, Nani. Trajner: Ilir Daja.
LIVE:
90+4' Mbyllet ndeshja, Tirana 1-2 Dinamo.
58' GOL TIRANA! Shënon Patsatsia.
53' GOL DINAMO! Shënon Vila.
45+4' Mbyllet pjesa e parë, Tirana 0-1 Dinamo.
24' GOL DINAMO! Shënon Goudiaby.
1' Shkelmohet topi i parë, nis derbi mes Tiranës dhe Dinamos.