Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Elbasani triumfon dhe “kërcënon” Partizanin, një autogol vë në rrezik qëndrimin e Laçit në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Elbasani triumfon dhe “kërcënon” Partizanin,
Laçi-Elbasani

Laçi 0 – 1 Elbasani (Shabani (ag) 37')

Elbasani mposht Laçin në transfertë me rezultatin minimal 1-0. Një autogol i Shabanit në pjesën e parë, vendosi gjithçka në këtë takim të vlefshëm për javën e 31-të të Kategorisë Superiore.

Verdheblutë pozicionohen në vendin e pestë të klasifikimit me 4 pikë larg Partizanit që ka një ndeshje më pak. Laçi nga ana tjetër tashmë vë në rrezik qëndrimin në Superiore pasi vendi i tetë i Tiranës është vetëm dy pikë larg.

90’ Akordohen 5 minuta shtesë

70’ Ze Gomes shërben brenda në zonë, asnjë prej lojtarëve të Elbasanit nuk përfiton

48’ Mundësi shumë e mirë për Laçin me Mjakin që shërben në zonë, por asnjë nga lojtarët nuk arrin të godasë

46’ Starton pjesa e dytë

45’ Përfundon pjesa e parë, Elbasani në avantazh

37’ GOL ELBASANI! Shabani shkakton autogol

18’ Hakaj shërben një top të rrezikshëm në zonë, por mbrojtësit e Laçit janë të vëmendshëm

6’ Prodani provon me një goditje të fortë, por pa kordinata

1’ Starton përballja në Laç

FORMACIONET ZYRTARE:

Laçi: Molla; Mjaki, Lleshi, Kristian, Opeh, Prodani, Shabani, Manellari, Tresa, Traore, Bullari. Trajner: F. Moriero

Elbasani: Totoshi; Olberkis, Qaqi, Hakaj, Lila, A. Kasa, Lukili, Dros, Ze Gomesh, Tsage, Lajthia. Trajner: I. Gvozdenoviç

Java: 31

Stadiumi: Laçi

Arbitër: Elvis Gjoka

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga